Webmail |  MyCourses

Arsimi i Përgjithshëm

English | Srpski

ARSIMI I PËRGJITHSHËM (ose SHKENCAT SOCIALE) kërkesat (60 orë krediti)


Puna e lëndës së Arsimit të Përgjithshëm është baza e diplomës amerikane. Lënda është hartuar ashtu që i ofron studentëve mendim kritik, komunikim, shkrim, matematikë, arte dhe shkathtësi të tjera të përgjithshme që janë të nevojshme për lidership, sukses dhe inovacion në çdo fushë profesionale. Kjo kornizë u ofron studentëve orë që përmbushin rezultatet specifike të mësimit të arsimit të përgjithshëm të miratuara dhe kërkesat e Arteve dhe Shkencave Liberale të Departamentit të Arsimit të Shtetit të Nju Jorkut. Kërkesat e diplomës së shkencave sociale kalojnë nëpër tri faza arsimore të dizajnuara për t’i dhënë studentëve një bazë të fortë, hyrje në bazat e disiplinave të arteve dhe shkencave liberale, si dhe mundësi për studim më të thellë dhe mësim integrues nëpërmjet orëve intensive të një grupi lëndësh të lidhura.

A. Kërkesat bazë (6 kredite semestrale)

Dy lëndë në vitin e parë që prezantojnë para studentëve jetën intelektuale të universitetit dhe ofrojnë një fokus në shkathtësitë e komunikimit për t’i përgatitur studentët për lëndët vijuese dhe mësimin tërëjetësor.

  • UWRT-150 FYW: Seminar shkrimi
  • ENGL-216 Literaturë nga e tërë bota

B. Kërkesat perspektive (24 kredite semestrale)

Kategoria perspektive paraqet para studentëve fushat e rëndësishme të hulumtimit që sigurojnë mënyra për të mësuar për botën. Perspektivat e paraqitura në këtë kategori janë ato etike, artistike, globale, sociale, shkencore dhe matematikore. Numri i krediteve të kërkuara në këtë kategori është 15 orë krediti për Diplomë ASS dhe 24 orë krediti për Diplomë BS.

  1. Perspektiva e ETIKËS: Lëndët përqendrohen në aspektet etike të vendimmarrjes dhe argumentit, qoftë në nivel individual, grupor, kombëtar apo ndërkombëtar. Këto lëndë u ofrojnë studentëve një kuptim se si mund të konceptohen dhe zgjidhen problemet dhe çështjet etike dhe në çfarë mënyre paraqiten format etike të arsyetimit dhe si zbatohen në këto sfida.

  2. Perspektiva e ARTEVE. Lëndët përqendrohen në analizën e formave të shprehjes artistike në kontekstin e shoqërive dhe kulturave që i kanë prodhuar dhe mbështetur ato. Këto lëndë ofrojnë njohuri për procesin kreativ, natyrën e përvojës estetike, bazat e kritikës dhe diskriminimit estetik, dhe mënyrat në të cilat shoqëritë dhe kulturat shprehin vlerat e tyre përmes artit të tyre.

  3. Perspektiva GLOBALE: Lëndët në këtë kategori inkurajojnë studentët që ta shohin jetën nga një perspektivë më e gjerë sesa ajo e tyre dhe ta kuptojnë diversitetin e kulturave njerëzore brenda një shoqërie të ndërlidhur globale. Lëndët eksplorojnë ndërlidhjen e botës lokale dhe globale në kohën e sotme ose me shembuj historikë, dhe nxisin studentët që të shohin se si reflektojnë forcat globale në nivel lokal.

  4. Perspektiva SOCIALE: Lëndët përqendrohen në analizën e sjelljes njerëzore në kontekstin e sistemeve dhe institucioneve sociale. Meqë suksesi i nxënësve varet nga aftësia për të kuptuar se si funksionojnë dhe veprojnë grupet sociale, këto lënë njohuri për punën e proceseve të institucioneve sociale.

  5. Perspektiva e SHKENCAVE NATYRORE: Shkenca është më shumë se një përmbledhje e fakteve dhe teorive, prandaj studentët pritet ta kuptojnë dhe të marrin pjesë në procesin e kërkimit shkencor. Lëndët përqendrohen në parimet bazë dhe konceptet e një prej shkencave natyrore. Në këto lëndë, studentët aplikojnë metodat e kërkimit shkencor dhe zgjidhjen e problemeve në laborator ose përvojat në terren.

  6. Perspektiva e PARIMEVE SHKENCORE: Lëndët përqendrohen në parimet themelore të një shkence natyrore ose ofrojnë mundësi për aplikimin e metodave të kërkimit shkencor në shkenca natyrore ose shoqërore. Lëndët mund të përfshijnë përvoja laboratorike.

  7. Perspektivat MATEMATIKORE (x2): Lëndët përqendrohen në identifikimin dhe kuptimin e rolit që matematika luan në botë. Në këto lëndë, studentët kuptojnë dhe vlerësojnë informacione matematikore ose statistikore dhe kryejnë operacione matematikore të nivelit të kolegjit në të dhënat sasiore.

C. Kërkesat zgjedhore për arte dhe shkencë (18 kredite semestrale)

D. Kërkesat e lira zgjedhore (9 kredite semestrale)

E. Kërkesat në komunikim (3 kredite semestrale)


Kreditë e mbetura zgjedhore të arsimit të përgjithshëm mund të specifikohen në programe akademike ashtu që studentët t’i përmbushin kërkesat mbështetëse (p.sh. matematikë ose shkencë, gjuhë të huaja, etj.). Disa nga këto kredite do të jenë lëndë të lira zgjedhore të arsimit të përgjithshëm që mund të zgjidhen nga vetë studentët. Kreditet në kategorinë e perspektivave që tejkalojnë kërkesën minimale do të zbatohen në drejtim të kredive zgjedhore.

Lëndët:

ANTH-102
CMDS-499
CMDS-500        
CMDS-510
COMM-201
COMM-223
ENGL-210
ENGL-216
ENGL-360
FNRT-100
FRNT-370
MTSC-111
MTSC-112
MTSC-211
MTSC-212
MTSC-231
MTSC-232
PSYC-101
TCOM-361
UWRT-150

Antropologji kulturore                                                 
CO-OP: Arte dhe shkenca aplikative                     
Senior Capstone                                                 
Jeta multidisiplinare                                              
Të folurit publik                                                         
Dizajn digjital në komunikim                                  
Literaturë, kulturë dhe media                           
Literaturë nga e tërë bota                                 
Argumente të shkruara                                     
Hyrje në arte vizuale                                            
Pikturë amerikane                                                 
Matematikë ndërdisiplinore I                              
Matematikë ndërdisiplinore II                                    
Hyrje në statistikë I                                                    
Hyrje në statistikë II                                                        
Shkencë bashkëkohore: Biologji                                             
Shkencë bashkëkohore: Kimi                                     
Hyrje në psikologji                                                        
Teknikat e hulumtimit                                                   
Shkrimi i vitit të parë: Seminar shkrimi  

3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite

               

* Disa lëndë të obligueshmes paraqiten si zgjedhore në disiplina të Drejtimeve Kryesore apo Sekondare

 

Last updated: July 2017


auk png