Webmail |  MyCourses

Diplomat e ofruara

English | Srpski

RIT Kosovë (A.U.K) ofron diplomë amerikane me përgatitje inovative, të përshtatur dhe kreative që pajis studentët me aftësi profesionale dhe jetësore për një botë globale. Instituti Rochester i Teknologjisë, partneri i dhënies së diplomave i RIT Kosovë (A.U.K), u ofron studentëve mundësinë për të krijuar programe universitare nga dy ose më shumë fusha profesionale të studimit me një themel të fortë në shkenca shoqërore, përmes Shkollës inovative të Studimeve të Individualizuara të RIT. Në Kosovë, këto fusha profesionale të studimit janë Menaxhimi dhe Ndërmarrësia, Ekonomia dhe Statistikat, Politika Publike dhe Qeverisja, Dizajni Grafik dhe Multimedia, si dhe oferta jonë më e re Ueb dhe Informatike Mobile (TI). Studentët mund të fitojnë Diplomë Associate me studime dyvjeçare ose Diplomë Bachelor në Arte dhe Shkenca të Aplikuara nga Shkolla e Studimeve të Individualizuara në lokacionin tonë në Kosovë. Në programet tona universitare, studentët punojnë ngushtë me profesorët dhe këshilltarët profesionalë për të hartuar plane unike dhe shumëdisiplinore të studimit, duke i kombinuar disa fusha të njohurive dhe interesave akademike. Programi i arteve dhe shkencave të aplikuara është veçanërisht i përshtatshëm për individët që duan të përgatiten për një karrierë që kërkon aftësi dhe ekspertizë nga disa disiplina. Ky mjedis i përzier mësimor siguron një bazë të fortë për studentët në Kosovë, rajon dhe në mbarë botën për të mësuar dhe praktikuar shkathtësitë e të menduarit kritik, lidershipit dhe komunikimit në disiplina të ndryshme, duke fituar njohuri teknike në fushat e studimit profesional që i përshtaten më mirë individit. Përveç këtyre orientimeve profesionale të ofruara në Kosovë, studentët mund të zgjedhin të kryejnë një semestër ose një vit jashtë vendit në kampusin e Rochester-it ose në kampuset e tjera globale për t’i kryer lëndët që nuk ofrohen në këtë vend. Shkolla e Studimeve të Individualizuara është gjithashtu një zgjedhje e mirë për ata që kanë ide unike për mënyrën se si dëshirojnë t’i zhvillojnë fushat e tyre akademike të studimit, që kanë informata paraprake të nivelit të kolegjit apo që janë të interesuar në ndryshimin e drejtimit.

Diplomat e ofruara

  • Diplomë Associate (AAS) – 2 vite studim
    Titulli i diplomës:  Diplomë Associate i Shkencave të Aplikuara (AAS) në Arte dhe Shkenca të Aplikuara
    Gjithsej kredite: 60 kredi semestrale
    Institucioni dhe departamenti:  Instituti Rochester i Teknologjisë; Shkolla e Studimeve të Individualizuara (SOIS)

  • Diplomë Bachelor (BS) – 4 vite studim
    Titulli i diplomës:  Diplomë Bachelor i Shkencës (BS) në Arte dhe Shkenca Aplikative
    Gjithsej kredite: 120 kredi semestrale
    Institucioni dhe departamenti:  Instituti Rochester i Teknologjisë; Shkolla e Studimeve të Individualizuara (SOIS)

 

Këto diploma fitohen përmes studimit në fushat vijuese:

  1. Përqendrimi në (fushat e studimit)(zgjidh dy): Ekonomi dhe Statistika, Menaxhment dhe Ndërmarrësi, Politika Publike dhe Qeverisje, Dizajn Grafik dhe Multimedia, Ueb dhe Informatikë Mobile (TI)
  2. Arsim i përgjithshëm (Shkenca sociale)
  3. Drejtimi sekondar (opsional)



Udhëzues i Shkurtë i Programeve Universitare të RIT Kosovë (A.U.K):
http://kosovo.rit.edu/images/academic/booklet/Degree_Programs_Quick_Reference_Guide_SHQIP.pdf

 

Shikoni Impresumin e RIT Kosovë (A.U.K): 
http://kosovo.rit.edu/home/rit-a-u-k-impressum.html.


Qëllimet e programit: 
rit.edu/academicaffairs/sois (pdf).

 

Shiko: Fushat e studimit

 

Last updated: Qershor 2017


auk png