Webmail |  MyCourses

Drejtimet Kryesore

English | Srpski

Academic Units

 

 

Drejtimi në UEB DHE INFORMATIKË MOBILE (TI) (24 kredite)

Drejtimi Ueb dhe Informatikë Mobile (TI) vë theksin në bazat e informatikës së aplikuar dhe zhvillimit të uebit. Uebi është bërë mediumi më i përhapur i komunikimit. Prandaj njohuritë mbi funksionimin e internetit dhe si të zhvillohen në mënyrë efektive faqet dinamike të internetit kanë vlerë për studentët e regjistruar në shumë fusha të përqendrimit dhe me qëllime të ndryshme të karrierës. Pas përfundimit të këtij përqendrimi, studentët do të kenë një varg të gjerë shkathtësish dhe të kuptuarit të nevojshëm për të hartuar dhe ndërtuar një prani themelore, por të plotë në ueb, në fushën tuaj të përzgjedhur të interesit. Studentët gjithashtu do të kuptojnë si t’i përdorin multimediat dhe të krijojnë sisteme që mundësojnë ekspertin e fushës ta shfrytëzojë informacionin në dispozicion. Lëndët në këtë përqendrim janë aplikative dhe me fokus në të mësuarit praktik, duke përfshirë projekte që do të jenë të dobishme jashtë mjediseve universitare.

Lëndët:

ISTE – 120
ISTE – 121
ISTE – 131
ISTE – 140
ISTE – 230
ISTE – 240
ISTE – 252
ISTE – 260
ISTE – 340    
Zgjidhja e problemeve kompjuterike: Domeni informativ I
Zgjidhja e problemeve kompjuterike: Domeni informativ II  
Matematike diskrete
Ueb dhe mobil I      
Hyrje në bazën e të dhënave dhe modelim i të dhënave
Ueb dhe mobil II
Bazat e dizajnit mobil      
Dizajnim i përvojës së përdoruesit
Programim i klientit    
4 kredite
4 kredite
4 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite

 

Për më shumë informata, klikoni këtu për të lexuar Buletinin Akademik  Kthehuni në fillim të faqes 

 

Drejtimi DIZAJN GRAFIK DHE MULTIMEDIA (24 kredite)

Drejtimi Dizajn Grafik dhe Multimedia kombinon komunikimin bashkëkohor vizual dhe teorinë dhe mjetet multimediale për t’i përgatitur studentët për komunikim efektiv në një larmi mediash. Sekuenca e lëndëve përgatitë studentët me aspekte praktike dhe teorike të dizajnit grafik, zhvillimit të uebit, dizajnit të printimit dhe prodhimit multimedial, teknikave të komunikimit dhe menaxhimit të aseteve digjitale. Një student që përfundon përqendrimin e Dizajnit Grafik dhe Multimedias përgatitet me kornizën teorike dhe shkathtësitë teknike të nevojshme për të organizuar, dizajnuar dhe komunikuar idetë dhe informacionet në tregun global të shekullit 21 dhe për t’i përmbushur nevojat e parashikuara të tregut kombëtar në rajonin më të madh të Kosovës. Është gjithashtu një përmbledhje e shkëlqyer e ofertave të tjera të përqendrimeve në RIT Kosovë (A.U.K) dhe ofron një numër shkathtësish të dobishme për bizneset private dhe familjare.

Lëndët:

COMM – 223
TCOM – 270
TCOM – 271
TCOM – 365
TCOM – 380
TCOM – 381
TCOM – 382
TCOM – 383
Dizajn digjital në komunikim
Ueb-dizajn efektiv 1
Ueb-dizajn efektiv 2
Video-produksion   
Dizajn për print dhe ueb
Foto-imazhim I
Foto-imazhim II
Dizajnim i grafikave vektor
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite

 

Për më shumë informata, klikoni këtu për të lexuar Buletinin Akademik  Kthehuni në fillim të faqes 

 

Drejtimi MENAXHMENT dhe NDËRMARRËSI (24 kredite)

Drejtimi i Menaxhmentit përgatitë nxënësit për menaxhment dhe karrierë të specialistit në një numër ndërmarrjesh dhe organizatash. Studentët zhvillojnë shkathtësitë dhe konceptet e nevojshme për t’u bërë udhëheqës efektivë, vendimmarrës etikë dhe inovatorë kreativë. Kurrikula e menaxhmentit siguron thellësi dhe fleksibilitet në ofertat e saj ashtu që studentët maksimizojnë përvojën e tyre arsimore.

Lëndët e obligueshme:

BUSI – 205
ACBS – 201
ACBS – 203

Menaxhim i fuqisë punëtore                 
Kontabilitet financiar                                    
Kontabilitet menaxherial 

3 kredite
3 kredite
3 kredite 


Lëndët zgjedhore:

ACBS – 353
BUSI – 221
BUSI – 263
BUSI – 361
HRDE – 386
BUSI – 410
BUSI – 450
Shkenca e menaxhmentit                     
Zhvillimi i ndërmarrjeve të reja                 
Parimet e reklamimit                               
Parimet e marketingut                         
Menaxhim i burimeve njerëzore                   
Menaxhim i projekteve                                
Hyrje në logjistikë dhe transport 
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite

 

Për më shumë informata, klikoni këtu për të lexuar Buletinin Akademik  Kthehuni në fillim të faqes 


Drejtimi POLITIKA PUBLIKE dhe QEVERISJE (24 kredite)

Drejtimi Politika Publike dhe Qeverisje u siguron studentëve një kuptim të qartë të politikës publike, procesit të politikave dhe analizës së politikave. Studentët kanë mundësinë të zhvillojnë perspektiva për një sërë çështjesh të politikave bashkëkohore publike, veçanërisht atyre që dalin nga avancimet shkencore dhe teknologjike. Studentëve u prezantohet koncepti i politikës publike dhe procesit të politikëbërjes dhe metodologjitë e lidhura me analizën e politikave. Rolet e hisedarëve dhe grupeve të interesit diskutohen në kontekstin e rasteve bashkëkohore në arena të ndryshme të politikave.

Lëndët e obligueshme:

PUBL – 101  Bazat e politikës publike  3 kredite


Lëndët zgjedhore:

PUBL – 201
STSO – 201
PUBL – 210
POLS – 220        
PUBL – 301
SOCI – 340   
POLS – 345 
STSO – 421
Etika, vlerat dhe politikat publike
Politika e shkencës dhe teknologjisë
Hyrje në analizën cilësore të politikave
Ekonomi globale politike  
Analizë e politikave publike
Planifikimi urban dhe politikat
Politika, dhe politika publike
Politikat mjedisore
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite

 

Për më shumë informata, klikoni këtu për të lexuar Buletinin Akademik  Kthehuni në fillim të faqes 

Drejtimi EKONOMI dhe STATISTIKA (24 kredite)

Drejtimi i Ekonomisë thekson qasjen sasiore analitike në trajtimin e problemeve ekonomike si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, duke pajisur studentët me shkathtësi të tregtueshme dhe bazë intelektuale për ngritje në karrierë. Të diplomuarit përgatiten për pozita menaxheriale dhe analitike të nivelit hyrës si në industri ashtu dhe në qeveri, si dhe për t’i vijuar studimet pasuniversitare në ekonomi, biznes dhe drejtësi. Kurrikula e ekonomisë zhvillon shkathtësitë e komunikimit, llogaritjes dhe menaxhmentit, krahas arsyeve ekonomike dhe aftësive sasiore. Lëndët e obligueshme të programit zhvillojnë aftësitë e studentëve për të aplikuar analizat ekonomike në problemet e botës reale. Artet liberale avancojnë aftësitë orale të komunikimit si dhe ato të komunikimit në formë të shkruar. Lëndët e biznesit përfshijnë kontabilitet dhe financa. Shkathtësitë analitike sasiore zhvillohen nga një numër orësh, përfshirë shkencat kompjuterike, matematikën dhe statistikat.

Lëndët e obligueshme:

ECON – 101
ECON – 201
ECON – 403  
Parimet e makroekonomisë
Parimet e makroekonomisë
Ekonometria I
3 kredite
3 kredite
3 kredite 


Lëndët zgjedhore:

ECON – 402
ECON – 405
ECON – 421
ECON – 422
ECON – 431
ECON – 441
ECON – 444
ECON – 448
ECON – 520
Teori e ndërmjetme makroekonomike
Tregti dhe financa ndërkombëtare
Ekonomia e burimeve natyrore
Analiza e benefiteve dhe kostos
Analiza dhe politika monetare
Ekonomia e punës
Financa publike
Ekonomi zhvillimore
Ekonomi mjedisore
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite 

 

Për më shumë informata, klikoni këtu për të lexuar Buletinin Akademik  Kthehuni në fillim të faqes 

 

Shiko: 

Drejtimet Sekondare 
Orët Intensive 



Last updated: Qershor 2017


 


auk png