Webmail |  MyCourses

Drejtimet Sekondare

English | Srpski

Në RIT Kosovë (A.U.K), drejtimi sekondar përkufizohet si Lëndët e lidhura tematike që përbëhen nga jo më pak se 15 kredi semestrale të marra nga një disiplinë apo fushë ndërdisiplinore që dallon nga programi primar i studimit të studentit. Përfundimi i një drejtimi sekondar rezulton në përcaktim formal të transkriptit akademik të studentit pas diplomimit. Nëse një student zgjedh të përfundojë një drejtim sekondar, ai duhet të plotësojë formularin për Autorizimin e Drejtimit Sekondar. Mosplotësimi i këtij formulari rezulton me moscertifikim të studentit për drejtimin sekondar dhe moslistimin e drejtimit sekondar në regjistrin zyrtar të studentit.

Aktualisht janë 3 drejtime sekondare të ofruara në RIT Kosovë (A.U.K). Studentët mund të zgjedhin të përfundojnë një drejtim sekondar para diplomimit. Studentët të cilët janë të obliguar të kryejnë mësim intensiv në A.U.K mund t’i marrin dy lëndë shtesë në të njëjtën fushë për të diplomuar me drejtim sekondar.

 

Drejtimi sekondare

 

Drejtimi sekondar në EKONOMI (15 kredite)

Drejtimi sekondar në Ekonomi ofron analizë sistematike të çështjeve ekonomike përmes studimit të ndarjes së burimeve të rralla në prodhim dhe shpërndarje të prodhimit tek pjesëtarët e shoqërisë. Ky drejtim sekondar është i mbyllur për studentët me drejtim kryesor në Ekonomi dhe Statistika.

Lëndët e obligueshme:

ECON – 101
ECON – 201
ECON – 403

Parimet e mikroekonomisë
Parimet e makroekonomisë
Ekonometri I

3 kredite
3 kredite
3 kredite

 

Lëndët zgjedhore (zgjedh dy lëndë shtesë):

ECON – 402
ECON – 405
ECON – 421
ECON – 422
ECON – 431
ECON – 441
ECON – 444
ECON – 448
ECON – 520

Teori e ndërmjetme makroekonomike  
Tregti dhe financa ndërkombëtare          
Ekonomia e burimeve natyrore
Analiza e benefiteve dhe kostos
Analiza dhe politika monetare
Ekonomia e punës           
Financa publike
Ekonomi zhvillimore 
Ekonomi mjedisore         

3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite

Për më shumë informata, klikoni këtu për të lexuar Buletinin Akademik  Kthehuni në fillim të faqes 

 


Drejtimi sekondar në MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE (15 kredite)

Drejtimi sekondar në marrëdhënie ndërkombëtare ekspozon studentët në konceptet dhe qasjet themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare. Çështjet e konfliktit, bashkëpunimit, vazhdimësisë dhe ndryshimit janë të shpjeguara përmes një varg lëndësh dhe rastesh studimore.

Lëndët e obligueshme:

POLS – 120 Hyrje në marrëdhënie ndërkombëtare 3 kredite

 

Lëndët zgjedhore (zgjedh katër lëndë shtesë):

POLS – 325
POLS – 330
POLS – 335
POLS – 445

E drejta dhe organizatat ndërkombëtare  
Të drejtat e njeriut dhe perspektivat globale  
Politika në shtetet në zhvillim
Terrorizmi dhe dhuna politike

3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite

 

Për më shumë informata, klikoni këtu për të lexuar Buletinin Akademik  Kthehuni në fillim të faqes

 


Drejtimi sekondar në POLITIKA PUBLIKE (15 kredite)

Drejtimi sekondar në Politika Publike u siguron studentëve një bazë në fushën e politikës publike dhe u mundëson atyre t’i bëjnë lidhjet midis politikave publike dhe fushave të tjera të studimit. Ai shqyrton çështjet bashkëkohore të politikave publike, veçanërisht ato që lidhen me fushat e shkencës dhe teknologjisë. Ky drejtim sekondar është i mbyllur për studentët me drejtim kryesor në Politika Publike dhe Qeverisje.

Lëndët e obligueshme:

PUBL – 101
STSO – 201

Bazat e politikës publike
Politika e shkencës dhe teknologjisë             

3 kredite
3 kredite

Lëndët zgjedhore (zgjedh tri lëndë shtesë):

PUBL – 210
POLS – 345
PUBL – 201
PUBL – 301
STSO – 421

Hyrje në analizën cilësore të politikave
Politika, dhe politikat publike
Etika, vlerat dhe politikat publike
Analizë e politikave publike
Politika mjedisore                  

3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite
3 kredite

 

Për më shumë informata, klikoni këtu për të lexuar Buletinin Akademik  Kthehuni në fillim të faqes

 

Shiko:

Drejtimet Kryesore 
Orët Intensive 

 

Last updated: Qershor 2017


 


auk png