Webmail |  MyCourses

Hyrje

English | Srpski

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), i ka ndarë Fondacionit të Universitetit Amerikan në Kosovë një grant për zbatimin e Programit të Lidershipit Transformues – Trajnime Intensive dhe Kurse të Shërbimit Publik. Kjo faqe është e dedikuar për Kurset e Shërbimit Publik.

Qëllimi i Programit Certifikues PPDL është që ta ndihmojë popullin dhe Qeverinë e Kosovës në rritjen e kapaciteteve të zhvillimit të politikave publike dhe lidershipit në nivel qendror dhe komunal. Shumë prej institucioneve të reja qeveritare në Kosovë nuk kanë staf të mjaftueshëm me aftësi të avancuara kritike për zhvillim të politikave të bazuara në dëshmi, vendimmarrje dhe lidership profesional. Gjithashtu ekziston nevoja për trajtimin e mungesës së shkathtësive analitike e cila ndikon në kushtet më urgjente sociale dhe ekonomike të vendit. Programi PPDL kryesisht mëton të mbulojë punonjës qeveritarë në mes të karrierës, me synimin e krijimit të grupeve të individëve të pajisur me trajnime të krahasueshme për t’i përmirësuar institucionet qeveritare të Kosovës dhe për të nxitur ndryshime pozitive.

Përgjatë një periudhe tre-vjeçare, RIT Kosovo™ (A.U.K) do të ofrojë trajnimin PPDL për deri në 1,000 shërbyes civilë.


CERTIFIKATA E RIT Kosovo™ (A.U.K) NË ZHVILLIMIN E POLITIKAVE PUBLIKE DHE LIDERSHIP (PPDL)

Synimi i Programit Certifikues PPDL prej katërmbëdhjetë javësh është që të ndihmojë popullin dhe Qeverinë e Kosovës në rritjen e kapaciteteve të zhvillimit të politikave publike dhe lidershipit në nivel qendror dhe komunal. Ky program do të ofrojë trajnime të specializuara në lidership profesional, analizë të politikave publike, vendimmarrje të bazuar në dëshmi dhe vlerësim të programit. Programi i trajnimit PPDL do të përbëhet nga dy module të ofruara përgjatë një periudhe prej katërmbëdhjetë javësh (48 orë kontakti) që do të mbahen paralelisht me orarin e rregullt semestral të RIT Kosovo™ (A.U.K). Moduli 1 (javët #1-6) do të ofrojë një bazë më të përgjithshme gjersa Moduli 2 (javët 7-14) do të ofrojnë trajnime më të specializuara dhe të individualizuara.

Moduli 1 – Baza

  • Baza e zhvillimit të politikave publike dhe analizave
  • Teknikat e lidershipit efektiv dhe respektimi i shumëllojshmërisë
  • Cikli i politikave (nga përcaktimi i agjendës deri te zbatimi dhe vlerësimi i politikave)
  • Strategjitë për angazhim efektiv të palëve të interesit në procesin e politikave
  • Veglat kyçe dhe praktikë në hartimin e shkresave efektive të politikave, përdorimi i dëshmive në marrjen e vendimeve, aplikimi i analizave të kostove dhe përfitimeve dhe vlerësimi i politikave

Moduli 2 – Tema të specializuara dhe projekti grupor

  • Diplomacia dhe sundimi i ligjit
  • Zhvillim ekonomik
  • Politika të fushës së energjisë
  • Politika sociale
  • Planifikimi rural, urban dhe rajonal
  • Projekti grupor

PROGRAMI I USAID PËR LIDERSHIP TRANSFORMUES

Qëllimi i Programit për Lidership Transformues është që të zhvillohet një kuadër liderësh të cilët do të shtyjnë përpara ndryshime të rëndësishme në Kosovë me fokus në fushat prioritare të zhvillimit ekonomik, politik dhe social. Kjo do të arrihet përmes një Marrëveshjeje Bashkëpunimi me kohëzgjatje prej pesë vitesh e cila do të mundësojë bursa për arsim të lartë, certifikata profesionale, trajnime të brendshme gjuhësore dhe të shërbimit publik, punë praktike, programe këmbimi dhe partneritete ndërmjet universiteteve të Kosovës dhe Amerikës, me qëllim të krijimit të një ndikimi afatgjatë në zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës.

 

 

Aplikimi do të mbetet i hapur deri ne plotësimin e numrit të kandidatëve

Location

RIT/A.U.K Gërmia Campus,
Dr. Shpëtim Robaj st. nn
Prishtina, Republic of Kosovo

Contact us

USAID TLP Service Courses
Phone: +381(0)38 66 00 00
Fax: +381(0)38 608 024
email This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.


auk png