Webmail |  MyCourses

Kategoritë e regjistrimit

English | Srpski

Për t’u shqyrtuar kërkesa për pranim në RIT Kosovë (A.U.K), studentët duhet të dëshmojnë njohje të shkëlqyeshme të gjuhës angleze dhe matematikës, si dhe të ofrojnë dëshmi për përfundimin e shkollës së mesme me sukses të lartë.

enrollment

Në bazë të rezultateve të provimit pranues, studentët klasifikohen në dy kategori të ndryshme:

  • Të pranuar:
    Studentët që kanë dëshmuar njohje mbimesatare të gjuhës angleze dhe matematikës e kanë të garantuar regjistrimin e drejtpërdrejtë në RIT Kosovë (A.U.K). Në këtë nivel, ata fillojnë menjëherë vijimin e lëndëve Shkrimi i Seminareve dhe Matematika Interdisiplinare I, të cilat konsiderohen si lëndët e nivelit më të lartë për një student të ri. Përveç kësaj, ata mund t’i regjistrojnë edhe deri në tri lëndë tjera të akredituara nga RIT.

  • Të pranuar me kusht:
    Studentët të cilët kanë dëshmuar se u nevojitet më shumë kohë për tu përgatitur për gjuhën angleze, shkathtësitë e të shkruarit dhe kuptuarit të saj, mund të regjistrohen në këtë nivel. Gjatë semestrit të parë akademik ata vijojnë intenzivisht lëndët e Gjuhës Angleze dhe Matematikës, pas përfundimit të suksesshëm të së cilave vazhdojnë me Shkrimi i Seminareve dhe Matematika Interdisiplinare I. Përveç kësaj, ata mund të regjistrojnë deri në dy lëndë tjera të akredituara nga RIT, në bazë të orarit të përcaktuar të ligjëratave.


Kriteret e pranimit të RIT Kosovë (A.U.K) për vitin 2017-18

Lloji i testit

Pranimi
(nota minimale)

Pranimi me kusht
(nota minimale)

TOEFL në internet (iBT)
TOEFL në letër
TOEFL në kompjuter
IELTS

68
520
213
6.5

52
470
150
4.5

Provimi i matematikës i RIT Kosovë (A.U.K)

60

25

Notat e vjetra në SAT

1500

1350

Notat e vjetra në SAT 1090 990

ACT

21

18


Dokumentet e nevojshme për regjistrim

Provimi i Maturës Shtetërore

Provimi kombëtar i përfundimit të shkollës së mesme (Provimi i Maturës) përcakton nivelin e arritshmërisë dhe kompetencës së fituar për studentët nga Kosova. Megjithëse kalimi i këtij provimi është i domosdoshëm për të diplomuar nga shkolla fillore dhe për tu regjistruar në RIT Kosovë (A.U.K), niveli i notës së fituar në këtë provim nuk ndikon në vendimin për regjistrim të RIT Kosovë (A.U.K). Për më tepër, studentët që aplikojnë në RIT Kosovë (A.U.K) duhet të përfundojnë procedurat e aplikimit para hyrjes në provimin e maturës për të siguruar një vend në RIT Kosovë (A.U.K). Megjithatë, procedurat e regjistrimit të studentëve do të finalizohen tek pas vërtetimit që studenti ka kaluar provimin e maturës.

 

APLIKO TANI >

 

apply now

scholarships


auk png