Webmail |  MyCourses

Kurrikulumi Akademik

English | Srpski

RIT Kosovë (A.U.K) pas përfundimit të suksesshëm të programit të studimeve universitare jep diploma të akredituara në Amerikë dhe të njohura ndërkombëtarisht në Arte dhe Shkenca Aplikative. Kjo diplomë jepet nga Instituti i Teknologjisë në Rochester, një universitet me seli në SHBA e me mbi 180 vite përvojë në realizimin e programeve universitare dhe pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara dhe anembanë botës.

Për më shumë informata për diplomat, vizitoni: http://kosovo.rit.edu/programs/degrees-offered.html

curricuumn


Struktura e programit akademik universitar ndërtohet mbi modelin e ligjëratave vetëm në anglisht; çdo student duhet t’i përmbahet të njëjtave standarde të larta akademike, sikurse studentët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në RIT Kosovë (A.U.K), studentët janë të rritur, të cilët inkurajohen që të marrin përsipër përgjegjësitë për suksesin e tyre dhe të zhvillojnë qëndrimet e tyre si individë. Studentët fillojnë karrierën akademike duke ndjekur një program rigoroz katërvjeçar i cili është i dizajnuar për t’u ofruar atyre një botëkuptim më të gjerë, dhe për t’ua zhvilluar ndjenjën e kureshtjes dhe inovacionit. Gjatë dy viteve të para, studentët ndjekin një gamë të gjerë lëndësh të cilat u ndihmojnë që të zhvillojnë bazën solide në fushat në vijim:

  • Shkenca shoqërore dhe të sjelljes
  • Komunikim
  • Njohuri në përdorim të kompjuterit
  • Të menduar kritik dhe abstrakt
  • Çështje globale
  • Arte liberale dhe shkenca njerëzore
  • Letërsi
  • Matematikë dhe shkencë
  • Zgjidhje e problemeve dhe shkathtësi hulumtuese
  • Anglishtja e folur dhe e shkruar

Për më shumë informata mbi edukimin e përgjithshëm, vizitoni: http://kosovo.rit.edu/programs/areas-of-study/general-education.html 

Në momentin që studentët regjistrojnë vitin e tretë në RIT Kosovë (A.U.K), ata kanë mundësinë e krijimit të kurseve të individualizuara të studimit me të cilat mëtojnë t’i arrijnë qëllimet e tyre akademike dhe profesionale. Në këtë moment, çdo student përzgjedhë dy fusha të koncentrimit profesional dhe një program dytësor. Fushat primare dhe dytësore të studimit janë dizajnuar për t’u mundësuar studentëve zhvillimin e njohurive multidisiplinare, përvojave dhe shkathtësive të nevojshme për të nisur karrierë në sektorin privat, publik apo në fushën e mediave dhe komunikimit. Përveç kësaj, të gjithë studentët që diplomojnë në RIT Kosovë (A.U.K) mund të vazhdojnë studimet pasuniversitare në një gamë të gjerë disiplinash.


Fushat e studimit përfshijnë pesë koncetrime primare (nga të cilat përzgjidhen dy):

  • Ekonomi dhe statistikë
  • Menaxhim dhe ndërmarrësi
  • Politika publike dhe qeverisje
  • Dizajn grafik dhe multimedia
  • Kompjuterikë në web dhe teknologji mobile (TIK)
  • Tjera (përmes këmbimeve apo studimeve jashtë vendit)

Shih: http://kosovo.rit.edu/programs/areas-of-study/concentrations-academic-menu.html

Të përfshira janë edhe lëndët dytësore në fushat:

  • Ekonomi
  • Marrëdhënie ndërkombëtare
  • Politika publike

Shih: http://kosovo.rit.edu/programs/areas-of-study/minors-home.html

 

Dhe koncentrime ekskluzive në fushat:

  • Gjuhë angleze (9 kredi)
  • Ekonomi (9 kredi)
  • Marrëdhënie ndërkombëtare (9 kredi)
  • Politika publike (9 kredi)

Shih:http://kosovo.rit.edu/programs/areas-of-study/immersions.html

 

APLIKO TANI >

 

 

apply now

scholarships


auk png