Webmail |  MyCourses

Përse të përzgjidhet RIT Kosovë?

English | Srpski

E ardhmja është para jush, e ajo sjell me vete shumë mundësi dhe aventura. Investimi të cilin e bëni gjatë katër viteve në vijim do të përcaktojë suksesin tuaj në dyzet vitet e mëpasme. RIT Kosovë (A.U.K) përbën mundësi të mirë për të filluar ndërtimin e një bazamenti të fuqishëm për tërë jetën tuaj.

why-auk

  • Një diplomë amerikane në vendin tuaj
    Për studentët kosovarë, studimi në RIT Kosovë (A.U.K) ofron komforin e të qenit afër shtëpisë dhe të marrjes së një diplome amerikane të njohur ndërkombëtarisht, ndërsa për studentët nga rajoni dhe më gjerë Kosova njihet si një nga vendet më miqësore dhe mikpritëse në botë. Studentët që diplomojnë në RIT Kosovë (A.U.K) marrin diplomë nga Instituti i Teknologjisë në Rochester (www.rit.edu), një universitet me seli në SHBA e me përvojë mbi 180-vjeçare që ofron programe universitare dhe pasuniversitare anembanë botës. Diploma që merret në Kosovë është e njëjta me atë që marrin studentët e vendosur në kampusin kryesor të RIT në Nju Jork.

  • Edukim i orientuar nga karriera i cili rezulton me punësim kualitativ
    Të gjitha programet akademike në RIT Kosovë (A.U.K) janë të dizajnuara për të qenë në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Përveç kësaj, programi ynë CO-OP (Arsimim Kooperativ) i jep studentëve mundësi që të aplikojnë atë që e kanë mësuar në klasa drejtpërsëdrejti në mjediset e punës së tyre. Me këtë studentët i avancojnë shkathtësitë e tyre personale dhe fitojnë përvojë pune gjatë studimeve. Zyra jonë për Co-Op dhe karrierë ofron shërbime të cilat ua lehtësojnë studentëve kalimin në tregun e punës; gjë që na ndihmon që të arrijmë normë punësimi prej 95% të të gjithë studentëve tanë të diplomuar.

  • Staf akademik i respektuar dhe i qasshëm
    Stili amerikan i arsimimit kërkon ndërveprim më të madh mes profesorit dhe studentëve. Si i tillë, studentët e RIT Kosovë (A.U.K) shfrytëzojnë përparësitë që i ofron orari i përshtatur i punës për të komunikuar personalisht me profesorët. Për më tepër, qasja shoqërore e stafit akademik dhe përkushtimi i tyre ndaj suksesit të studentëve rezulton me orë shtesë dhe ligjërata gjatë fundjavave, nëse studentët për to kanë nevojë. I tërë stafi akademik ka përvojë të gjatë në ligjërim dhe është i orientuar nga suksesi i studentëve.

  • Kreditë e transferueshme dhe mundësitë e shkëlqyeshme për studim jashtë vendit
    Studentët e RIT Kosovë (A.U.K) mund të shfrytëzojnë programin e këmbimit të studentëve të cilin e kanë në dispozicion dhe t’i kalojnë kreditë e fituara në cilindo universitet tjetër në botë. Kësisoj ata mund të kalojnë një apo dy semestra në një mjedis tjetër dhe të shfrytëzojnë mundësitë e shkëlqyeshme për studim jashtë vendit, me çka e zgjerojnë diapazonin e vet në çdo aspekt. Ata mund t’i shfrytëzojnë edhe përfitimet që i sjell programi RIT Global Scholar, i cili mundëson kalim mes kampuseve të RIT në Nju Jork, Kroaci, Dubai dhe Kinë, si dhe t’i bashkëngjiten programeve të këmbimit studentor si Erasmus me universitetin HAMK (Finlandë), Sciences Po (Francë), apo cilindo institucion tjetër që ofron programe që përshtaten me planin e studimit të studentëve tanë.

  • Stabilimentet moderne të arsimimit dhe lidhshmëria e mrekullueshme
    Studimi në një kampus i cili është i orientuar nga teknologjia u ofron studentëve tanë qasje më të lehtë në informata, azhurnimin me zhvillimet globale dhe zgjerimin e njohurive të tyre. Edhe pse çdo student është i pajisur me laptop që në momentin e regjistrimit, ekzistojnë edhe tri laboratore kompjuterike të cilat studentët mund t’i shfrytëzojnë. Përveç kësaj, qendra mediatike e RIT Kosovë (A.U.K) ofron të gjitha pajisjet e domosdoshme për t’i kryer detyrat e klasës. Një aplikacion mobil i RIT Kosovë ju ndihmon që t’i sistemoni resurset në dispozicion dhe të lidheni me miq dhe notoni shërbimet e ofruara në kampus. Zona tejet komfore dhe e rehatshme dykatëshe e mësimnxënies në RIT Kosovë (A.U.K), biblioteka fizike me rreth 10,000 tituj dhe biblioteka elektronike me mbi 180 databaza në dispozicion sigurojnë që të gjithë studentët të kenë qasje të shpejtë në informata. Klasat, sallat e takimeve, auditoriumi dhe stabilimentet tjera përcjellëse e krijojnë një mjedis të mrekullueshëm për mësim të papenguar.

  • Jeta aktive në kampus
    Mësimnxënia aktive nuk bëhet vetëm në ligjërata dhe laboratore. Të qenit pjesë e një universiteti amerikan nënkupton të qenit pjesë e një komuniteti me diversitet etnik dhe kulturor (18 kombësi). Ky diversitet pasqyrohet në aktivitetet e ndryshme që ofrohen në kampus. Përderisa Klubet e Studentëve grumbullojnë studentë që kanë interesa të përbashkëta në sport, muzikë, letërsi, vallëzim, debatim, punë humanitare dhe të ngjashme, Forumet Publike u ndihmojnë studentëve tanë që t’i inkorporojnë praktikat e botës reale në procesin mësimor. Përveç kësaj, ekskursionet dhe aktivitetet tjera të cilat organizohen nga Qeveria Studentore i kontribuojnë një jete entuziaste studentore në kampus.


  A jeni të gatshëm për të qenë pjesë e këtij komuniteti të mrekullueshëm? APLIKO TANI

 

apply now

scholarships


auk png