Webmail |  MyCourses

Si të aplikohet?

English | Srpski

Regjistrimi në RIT Kosovë (A.U.K) është proces selektiv përmes të cilit përpiqemi të mësojmë më shumë për aftësitë, shkathtësitë, talentet dhe qëllimet tuaja, në mënyrë që të mund t’ju ndihmojmë në përzgjedhjen e profilit të duhur akademik për ju.

prospective


Orari i regjistrimeve është tejet fleksibil dhe i orientuar nga studentët. Ju mund të aplikoni në afatin e vjeshtës, pranverës apo verës varësisht nga nevojat dhe planet akademike tuaja. Kësisoj ju mund të përgatiteni për jetë universitare dhe sukses akademik.


Afatet e aplikimit për vitin akademik 2017/18

Afati i aplikimit të hershëm – vjeshtë

15 prill 2017

Afati i aplikimit të rregullt – vjeshtë

15 qershor  2017

Afati i aplikimit të vonshëm – vjeshtë

1 gusht 2017

Afati i aplikimit të pranverës – pranverë

20 dhjetor 2017


VËREJTJE:
Studentët që përfundojnë procedurat e regjistrimit para afatit të aplikimit të hershëm kanë mundësi të përfitojnë nga bursat e plota që ofrohen në RIT Kosovë (A.U.K) dhe kanë gjasa më të mira që të përfitojnë nga bursat dhe/ose ndihma financiare meritore e cila ofrohet.

Studentët që aplikojnë pas datës 30 qershor, pas përmbylljes së suksesshme të regjistrimit dhe kalimit të provimeve pranuese, mund të regjistrohen në RIT Kosovë (A.U.K); megjithatë, ata nuk do të kenë mundësi aplikimi për bursa në baza meritore.

Çka duhet të paraqes në momentin e aplikimit në RIT Kosovë (A.U.K)?

  • Aplikacionin online (kliko këtu)
  • Një ese mbi motivimin
  • Dy letra rekomandimi
  • Transkriptin akademik dhe diplomën e shkollës së mesme (pas përfundimit të shkollës së mesme)
  • Kopje të letërnjoftimit apo pasaportës


Cilin test duhet ta kryej?

Studentët që aplikojnë në RIT Kosovë (A.U.K) i kanë dy mundësi për dhënien e provimit pranues:


Zgjedhja e parë

  • Dhënia e TOEFL (kliko këtu për të parë datat në dispozicion), dhe
  • Dhënia e provimit të matematikës institucionale (kliko këtu për të hapur Doracakun e Matematikës).


Vërejtje:
Studentët që vijnë nga shtetet ku gjuhë zyrtare është ajo angleze nuk duhet të japin TOEFL apo IELTS. Vendimi për pranimin e tyre do të bazohet në dokumentet e tyre nga shkolla e mesme (transkripti, diploma dhe letrat e referencës), intervista pranuese dhe provimi i Matematikës Institucionale.


Zgjedhja e dytë

Dhënia e testeve SAT, apo ACT (kliko këtu për të parë datat në dispozicion), dhe parashtrimi i rezultateve të tyre.


Intervista pranuese (opsionale)

Në rastet kur komisioni pranues nuk mund të marrë vendim në bazë të dokumenteve të paraqitura, organizohet një intervistë pranuese në kampus apo përmes video-konferencës.


A është e domosdoshme Matura Shtetërore?

Provimi kombëtar i përfundimit të shkollës së mesme (Provimi i Maturës) përcakton nivelin e arritshmërisë dhe kompetencës së fituar për studentët nga Kosova. Megjithëse kalimi i këtij provimi është i domosdoshëm për të diplomuar nga shkolla fillore dhe për tu regjistruar në RIT Kosovë (A.U.K), niveli i notës së fituar në këtë provim nuk ndikon në vendimin për regjistrim të RIT Kosovë (A.U.K). Për më tepër, studentët që aplikojnë në RIT Kosovë (A.U.K) duhet të përfundojnë procedurat e aplikimit para hyrjes në provimin e maturës për të siguruar një vend në RIT Kosovë (A.U.K). Megjithatë, procedurat e regjistrimit të studentëve do të finalizohen tek pas vërtetimit që studenti ka kaluar provimin e maturës.

APLIKO TANI >

apply now

scholarships


auk png