Webmail |  MyCourses

Studentët e transferuar

English | Srpski

Studentët që vijnë nga universitete tjera mund të parashtrojnë aplikacionet e tyre pranë RIT Kosovë (A.U.K) si studentë të transferuar apo vizitorë. Në raste të tilla, ata nuk duhet t’i nënshtrohen provimeve pranuese.

International & Transfer Students

Studentët që vijojnë ndonjë institucion tjetër të arsimimit të lartë mund të aplikojnë pranë RIT Kosovë (A.U.K) për transferim të plotë apo për një semestër të vetëm si student vizitor. Ata mund të parashtrojnë aplikacionin e tyre të rregullt përmes linkut në vijim (kliko këtu për të aplikuar), e më pas t’i dërgojnë me email dokumentet e kërkuara:

  • Esenë motivuese
  • Transkriptin e universitetit
  • Dy letra rekomanduese akademike
  • Një kopje të pasaportës

Këto dokumente duhet t’i dërgohen Zyrës së Pranimit me email, në adresën: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it..

Pas vlerësimit të transkriptit nga zyra kryesore e RIT në Nju Jork, studenti mund të kuptojë se cilat lëndë janë të transferueshme në programin e RIT Kosovë (A.U.K), dhe do të marrë ofertën e regjistrimit.

Për të kuptuar më shumë lidhur me procedurat për studentë vizitorë ose të transferuar, ju lutemi të dërgoni email në adresën: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it..

 

Ju jeni të mirëpritur në familjen e RIT Kosovë (A.U.K) në çdo kohë të vitit.

 

APLIKO TANI >

 

apply now

scholarships


auk png